
Më datë 21 nëntor 2018, Qendra e Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, në bashkëpunim me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Autoritetin Kombëtar Për Certifikimin Elektronik Dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD), si dhe me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Prezenca në Shqipëri (OSCE), me Misionin PAMECA V dhe me Projektin IPA/2017 “Countering Serious Crime In The Western Balkans”, organizoi Konferencën e III-të Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe siguria kombëtare” (Computer crime, cyber crime and national security).
Më datë 15 nëntor 2017, Qendra e Kërkimeve Shkencore të Akademisë së Sigurisë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike, Agjencinë e Kosovës për Forezikë, Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Fakultetin e Mjekësisë Monstir, Tunizi, dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup, Maqedoni, organizoi konferencën e II-të shkencore ndërkombëtare “Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë” (Forensic sciences and contemporary security challenge).
MĂ« datĂ« 01 nĂ«ntor 2016 u zhvillua Konferenca e I-rĂ« Shkencore NdĂ«rkombĂ«tare e AkademisĂ« sĂ« SigurisĂ« me temĂ«: “Kontributi nĂ« sigurinĂ« publike nĂ«pĂ«rmjet arsimimit”. Kjo, KonferencĂ« zhvillohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« reformĂ«s sĂ« ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r reformimin rrĂ«njĂ«sor tĂ« sistemit arsimor pĂ«r punonjĂ«sit e PolicisĂ«, si dhe vĂ«nien nĂ« funksion tĂ« plotĂ« tĂ« AkademisĂ« sĂ« SigurisĂ« jo vetĂ«m si qendĂ«r formimi, por edhe kĂ«rkimi shkencor.