|
USA NE BALLKAN, INTRIGĖ, MUNDĖSI
APO CMENDURI
Emri USA nė Ballkan, Unitet States of Albania, e
pėrkthyer si Shtetet e Bashkuara tė Shqipėrisė apo Bashkimi i Shteteve
Shqiptare, ka filluar tė pėrdoret jo rrallė nė fjalorin politik
ballkanas. Ky term ėshtė publikuar fillimisht nga analistė apo qarqe qė
janė pėrpjekur tė kompromentojnė interesat e shqiptarėve nė Ballkan,
duke synuar tė alarmojnė faktorin ndėrkombėtar. USA, pėr ta ka kuptimin
e Shqipėrisė sė Madhe. Ndonėse ėshtė hedhur nė treg nga kundėrshtarė tė
interesave shqiptare, zhvillimet e fundit nė Ballkan, kėmbėngulja serbe
pėr ndarjen e Kosovės si dhe zhvillimet nė pėrgjithėsi nė Ballkanin
Jugor, tė tundojnė ta analizosh nėse USA nė Ballkan, ėshtė vėrtet njė
intrigė, sajesė e kundėrshtarėve tanė sllavė, njė mundėsi pėr
shqiptarėt e persekutuar prej mė shume se njė shekulli e tė ndarė nė
pesė shtete, apo njė ēmenduri e grupeve ekstremiste.
Gazeta serbe Glas Javnosti, me date 01.03.2006,
publikoi njė analizė tė zgjeruar tė opinionistit politiko-ushtarak
Milovan Dreēun. Nė kėtė analizė, autori argumenton se shqiptarėt kanė
njė strategji pėr krijimin e Bashkimit tė Shteteve Shqiptare nė
Ballkan. Sipas tij dokumentet bazė tė kėsaj strategjie janė -Platforma
pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Shqiptare e Akademisė sė Shkencave tė
Tiranės, e cila ėshtė shkruar nė verėn e vitit 1988 dhe Memorandumi i
Forumit tė Intelektualėve Kosovarė i 26 tetorit 1996. Konkluzionin e
Akademisė Shkencave tė Tiranės se shqiptarėt, praktikisht janė tė ndarė
nė pesė shtete dhe mendimi i saj se e vetmja rrugė pėr zgjidhjen e
ēėshtjes shqiptare ėshtė bashkimi nė njė shtet, autori e quan si
strategjinė shqiptaromadhe, e cila i ka pėrcaktuar qartė drejtimet e
veprimit, qėllimet dhe zhvillimin e ngjarjeve nė kėtė pjesė tė
Ballkanit.
Autori, qėllimisht, pėrzien pėrpjekjet e shqiptarėve
pėr tė fituar tė drejtat e tyre tė mohuara pėr mė shumė se njė shekull,
me skenarė deri dhe ushtarakė pėr destabilizimin e njė vargu shtetesh
tė Ballkanit Perėndimor.Glas Javnosti, pasi analizon lėvizjet politike
e diplomatike qė janė ndėrmarrė dhe po ndėrmerren nė vazhdimėsi nga
faktori shqiptar, publikon dhe rrugėn qė sipas saj do tė krijohen
shtetet shqiptare nė Ballkan. Nė mbėshtetje tė lėvizjeve politike dhe
diplomatike, autori parashikon mbėshtetjen edhe nga njė plan ushtarak,
sipa tij, tė mirėorganizuar nga shqiptarėt.
Krijimin e USA-s shqiptare ai e parashikon nė dy faza.
Nė fazėn e parė kalimtare, nėpėrmjet lėvizjeve politike dhe
diplomatike, parashikohet krijim i shteteve tė reja shqiptare, nė Mal
tė Zi, Maqedoni e Greqi dhe Kosovė. Nė fazėn e dytė dhe tė fundit, kėto
shtete duhet tė bashkohen me njė federatė me shtetin amė, Shqipėrinė.
Nė kėtė strategji, kyci, sipas autorit, ėshtė pavarėsia e Kosovės.Kėtu
shpaloset qartė qėllimi i autorit. Dhėnia e pavarėsisė sė Kosovės,
sipas tij, do tė ēojė nė njė hap pėrpara synimet pėr krijimin dhe tė
minishteteve tė tjera shqiptare nė Ballkan e mė pas bashkimin e tyre.
Dhe gjithnjė, sipas logjikės sė tij, duhet parandaluar pavarėsia e
Kosovės, nė mėnyrė qė tė parandalohet ēdo mundėsi e destabilizimit tė
Ballkanit.
Nė fakt, autori me djallėzi, lėvizjet e zgjuara
politike dhe diplomatike tė faktorit shqiptar pėr mė shumė tė drejta nė
Mal tė Zi, Serbinė Jugore, Maqedoni, si dhe duke njohur se ka njė
problem tė pa zgjidhur shqiptar nė Greqi, i bėn qėllimisht pjesė tė
njė skenari, i cili gjoja drejtohet nga njė qendėr e vetme, nė Tiranė
dhe nė Prishtinė. Kėshtu ai pėrmend bashkimin e Kosovės me Preshevėn,
Bujanovcin e Medvegjėn, nė njė republikė, e hapur ndaj Serbisė e
Shqipėrisė, ku shqiptarėt duhet tė ofrojnė garanci pėr tė si faktor
paqeje nė Evropėn Juglindore.
Nė fakt, bashkimi i trojeve shqiptare tė Serbisė Jugore
me Kosovėn ėshtė njė nga tetė opsionet qė Institutit Amerikan i Paqes,
pothuajse njė vit mė parė, i ka paraqitur Qendrės pėr Politikėn
Ndėrkombėtare nė Gjenevė, nė studimin Statusi pėrfundimtar i Kosovės:
Opsionet dhe kėrkesat ndėrkufitare. Sipas kėtij opsioni, Instituti
Amerikan i Paqes ka parashikuar pavarėsinė me ndarje tė Kosovės. Nė
kėtė rast, komunat e veriut Zveēan, Zubin Potok, Leposavic, si dhe
Mitrovica e Veriut do tė shkonin me Serbinė. Shumica e komunave
shqiptare nė Serbinė e Jugut do tė bėheshin pjesė e Kosovės sė Pavarur.
Pra, ka njė shkėmbim territoresh. Ky variant ėshtė mbėshtetur dhe nga
analistin amerikan Ted Karpenter
e akademiku Rexhep Qosja.Zyrtarisht Grupi Kontaktit,
SHBA dhe BE, e kanė hedhur poshtė kėtė variant. Ata janė tė bindur se
kjo do tė pėrbėnte njė precedent destabilizues pėr Bosnjėn, Maqedoninė
e Serbinė. Gjithsesi, Instituti Amerikan i Paqes, beson se Kėshilli i
Sigurimit do tė dėrgonte sinjal se ėshtė i gatshėm ta pranojė ndarjen,
nėse sigurohet se kjo nuk ndikon nė Bosnjė e Maqedoni. Sipas tyre,
ndarja do tė ishte kompensim pėr presionin serb kundėr pavarėsisė sė
Kosovės. Ndoshta, nė kėtė konteks duhej parė dhe deklarata e zotit
Besnik Mustafaj ditė mė parė, pas kėmbėnguljes serbe pėr ndarjen e
Kosovės.
Gllas Javnosti parashikon si pjesė tė skenarit edhe
shqiptarėt e Maqedonisė, tė cilėt sipas tyre, do tė kėrkojnė tė jenė
shtetformues, ose njė krahinė autonome e veēantė.Nė fakt, kjo tezė
mbėshtetet edhe nga Instituti i Analizave Ushtarake tė Greqisė, i cili
nė njė material tė botuar mė 7 Janar 2005, parashikonte ...se tashmė
nė Maqedoni janė vendosur bazat pėr pėrēarjen e ardhshme tė shtetit.
Elementi shqiptar po pėrgatitet dhe po orientohet drejt shpejtimit tė
ngjarjeve. Nė kėtė kuadėr, edhe pėr kėtė shtet mund tė gjendet zgjidhja
e krijimit tė kantoneve etnike. Kantonizimi i Maqedonisė mund tė
realizohet sipas modelit tė zbatuar pjesėrisht nė Republikėn e
Bosnje-Hercegovinės. Gjithsesi, nėnshkrimi i marrėveshjes sė Ohrit
dhe intensifikimi i pėrpjekjeve pėr zbatimin e plotė tė saj, mbėshtetja
e fuqishme nga SHBA e BE pėr tė, pavarėsisht dakordėsisė
Xhaferi-Gjeorgjevski, tė bėrė publike kohėt e fundit pėr ndarje mbi
baza etnike, momentalisht nuk besohet mundėsia e federalizimit tė saj.
Edhe nė Malin e Zi, ndonėse shqiptarėt ortodoksė janė
asimiluar, ata muslimanė e katolikė kanė ruajtur etnitetin, ndėrkohė qė
nuk gėzojnė plotėsisht tė drejtat e tyre. Sipas Gllas Javnostit, pjesė
kompakte tė territoreve etnike shqiptare, tė pėrbėrė nga Plava, Gucia,
Rozhaja, duhet tė bėhen krahinė autonome, me Ulqinin si kryeqytet. Nė
fakt, me mbėshtetjen e shqiptarėve, nė referendumin e Majit, Mali i Zi
mund tė realizojė synimin e tij pėr tu ndarė pėrfundimisht nga
Serbia.Nė kėmbim tė mbėshtetjes, shqiptarėt do tė kėrkojnė mė shumė tė
drejta dhe lėshime pėr njė organizim administrativ nė interes tė
tyre.Nuk besohet njė federalizim i Malit tė Zi nė kuptimin klasik.
Interesante ėshtė se nė zgjidhjen e ēėshtjes sė
Shqiptarėve nė Ballkan, Gllas Javnosti nuk ka harruar pa bėrė pjesė tė
skenarit as Camėrinė. Komentatori politiko-ushtarak i Beogradit, e di
mirė qė shteti grek nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje konkrete pėr ta
zgjidhur dosjen Camėria. Dhe pėr kėtė ai parashikon njė zgjidhje
ushtarake. Ndėrsa nė pjesėt e tjera tė banuara nga shqiptarėt, veprimet
ushtarake tė shqiptarėve parashikohet tė zgjasin pak, pėrplasja mė e
fortė, e cila do tė zgjasė tetė deri dymbėdhjetė muaj, parashikohet nė
veriperėndim tė Greqisė, thotė Milovan Dreēun, komentator
politiko-ushtarak i Beogradit.
Nė tė vėrtetė, moszgjidhja e problemit tė pronave tė
shqiptarėve nė Camėri, ėshtė parė si burim potencial pėr konflikt tė
mundshėm edhe nga qeveri tė vendeve perėndimore.Kėshtu pėr llogari tė
qeverisė anglezė, ėshtė pėrgatitur njė studim pėr ēėshtjen e pronave
ēame nga analistėt dhe njohėsit e mirė tė problemeve ballkanike Miranda
Vikers e Xhejms Petifer. Vetė Xhejms Petifer, nė muajin Janar 2006,
ėshtė shprehur nė tė pėrditshmen shqiptare ABC se njė konflikt mbi
Ēamėrinė mund tė jetė shumė serioz, pasi ėshtė nė brigjet e Adriatikut,
ėshtė pranė Korfuzit qė ėshtė pjesė e rėndėsishme e ekonomisė greke,
njė ishull strategjik dhe, sipas ekspertėve, ėshtė njė luftė e lehtė
pėr tu zhvilluar. Pėr analistin Petifer, zona e Ēamėrisė ėshtė shumė
e egėr si territor dhe mjaft e lehtė pėr grupe tė vogla personash tė
operojnė aty dhe shumė e vėshtirė pėr operacione ushtarake dhe
policore. Kėto janė disa nga arsyet, sipas tij, pse njė konflikt nė
Ēamėri do tė ishte shumė i rrezikshėm dhe i vėshtirė pėr tu
kontrolluar.Gjithsesi, njė angazhim serioz i qeverisė greke pėr tė
zgjidhur problemin e pronave tė ēamėve, nė pėrputhje me konventat
ndėrkombėtare, do tė eleminonte pėrfundimisht ēdo mundėsi pėr konflikt
nė zonėn e Camėrisė si dhe do tė rrėzonte fantazinė e Gllas Javnostit
pėr njė republikė ēame nė Greqi.
Gazeta serbe nė fjalė, parashikon dhe afatet per
realizimin e Bashkimit tė Shteteve Shqiptare nė Ballkan. Sipas tyre,
ėshtė planifikuar qė Pavarėsia e Kosovės tė arrihet nė vitet 2005-2006;
Federalizmi i Maqedonisė tė pėrfundojė nė vitin 2007 dhe formimi i
Bashkimit tė Shteteve Shqiptare, tė kryhet deri nė vitin 2010, pėrpara
pranimit nė BE. Nė pėrbėrje tė kėtij shteti tė ri nė Ballkan, sipas
gazetės beogradase, do tė ishin Kosova e Metohia, jugu i Serbisė
Qendrore, jugu i Malit tė Zi, pjesa veriperėndimore e Maqedonisė dhe
pjesa veriperėndimore e Greqisė.
Pėrfundimisht, komentatori politiko-ushtarak serb
Milovan Dreēun, qėllimisht pėrzien me skenare deri dhe ushtarake,
pėrpjekjet e suksesshme politike e diplomatike tė faktorit shqiptar nė
Ballkan pėr tė fituar tė drejtat e tyre tė mohuara pėr mė shumė se njė
shekull. Kjo pėr tė kompromentuar lėvizjet e faktorit shqiptar sidomos
tani nė prag tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės. Ai synon gjithashtu
ta bėjė mė tė besueshme politikėn e Beogradit pėr gjoja rolin
destabilizues tė shqiptarėve nė Ballkan. Integrimi nė BE i Shqipėrisė,
Kosovės dhe shteteve tė tjera tė Ballkanit ku shqiptarėt banojnė nė
trojet e tyre, do ti bėjė tė panevojshėm kufijtė nacionalė dhe, pėr
pasojė, dhe USA-n nė Ballkan.
Xhavit Shala
Drejtor i Qendrės Shqiptare
tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare
email:
qshssk@acnss.com
web:www.acnss.com
Botuar nė tė
pėrjavshmen ABC Nr 32, datė 15 prill 2006
|