The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

TOLERANCA FETARE, MEDIA  DHE SIGURIA KOMBĖTARE

 

STUDIMI ESHTE REFERUAR NE TRYEZEN E RRUBULLAKET "RAPORTIMI NE MEDIA MBI ESHTJET FETARE" MBAJTUR ME 6 MARS 2006 NE TIRANE, ORGANIZUAR NGA  USAID, WORLD LEARNING DHE DEPARTAMENTI I GAZETARISE TE UNIVERSITETIT TE TIRANES.

 

Nė verėn e vitit 1993, profesori amerikan Samuel Huntington, njė nga strategėt e shquar tė politikave tė sigurisė, duke studiuar konfliktet postkomuniste, parashikoi shekullin nė tė cilin ndodhemi si shekulli i pėrplasjes sė pashmangshme tė civilizimeve dhe tė besimeve fetare.

Pavarėsisht nėse duhet t’i besojmė apo jo Hantingtonit, duket se tezat e tijė nuk mbajnė parasysh qė qytetėrimet nuk janė njė fenomen statik, por ato komunikojnė dhe brenda sejcilit prej tyre ka njė shumllojshmėri zėrash e qėndrimesh qė mė shumė i bashkojnė se sa i ndajnė me njėri tjetrin. Gjithsesi, zhvillimet nė rrafshin ndėrkombėtar tė viteve te fundit po tregojnė se konfliktet fetare, tė cilat nė thelb kanė prapavijė tė pastėr politike, janė shndėrruar nė kėrcėnime serioze jo vetėm pėr sigurinė e vendeve, rajoneve veēanta, por dhe pėr atė globale.

Nėse do ta studiojmė historikisht problemin, do tė shikojmė se rivaliteti midis besimeve fetare, raportet e tyre me shtetin,shoqėrinė dhe individin, kanė patur njė ndikim determinues nė vetė zhvillimin e pėrparimin e shoqėrisė njerėzore. Pikėrisht, atėhere kur u mėnjanua pėrplasja midis besimeve fetare, kur feja u nda nga shteti, kur toleranca fetare u bė pjesė e shoqėrisė, atėhere shoqėria hyri nė rrugėn e zhvillimit dhe pėrparimit. Por ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė toleranca fetare?

Toleranca  fetare nėnkupton menjanimin e shtypjes dhe diskriminimit ndaj personave, besimi fetar i tė cilėve ėshtė i ndryshėm nga i juaji, do tė thotė tė respektosh tė drejtėn e tė tjerėve pėr tė pasur njė besim fetar ndryshe. Nė aspektin politik, toleranca fetare pėrfaqėson politikėn publike, qė garanton lirinė dhe barazinė e besimit nė raport me shtetin. Kjo ėshtė e lidhur edhe me disa koncepte tė tjera, qė kanė tė bėjnė me raportet e fesė me shtetin dhe me politikėn, si laiciteti, shekullarizmi, etj.

 

Nga mėnyra se si njerėzit i shohin besimet e tjera nė raport me fenė e tyre, mund tė dallojmė tri rryma: rryma e pėrjashtimit tė besimeve tjera fetare, pėrndryshe ekskluzivizmi fetar; rryma e pėrfshirjes sė besimeve tė tjera fetare ose inkluzivizmi fetar  dhe rryma e pranimit tė legjitimitetit tė besimeve fetare ose pluralizmi fetar. Njerėzit qė i pėrkasin rrymės sė eskluzivizmit fetar, e shohin besimin e tyre si tė vetmen fe tė vėrtetė. Pėr ta, fetė e tjera janė  forma tė satanizmit. Tipar i sjelljes sė tyre janė intoleranca dhe dhuna.

Fryma e ekskluzivizmit ekziston shpesh edhe brenda njė feje, duke pretenduar gjoja vėrtetėsinė e njė varianti krahasuar me njė variant tjetėr tė sė njėjtės fe. Pėrkrahėsit tė ekskluzivizmit fetar, nėse u lihet fushė veprimi, mund tė nxisin urrejtjen dhe dhunėn ndaj besimeve dhe anėtarėve tė komuniteteve tė tjera fetare, duke cėnuar sigurinė e njė vendi. Ekskluzivizmi fetar shpesh ėshtė shkaku kryesor i luftėrave civile, i krimeve kundėr njerėzimit dhe i gjenocideve, duke u bėrė mė kėtė ,mėnyrė njė kėrcėnim serioz jo vetėm pėr sigurinė kombetare tė kėtyre vendeve, por dhe pėr atė rajonale e globale. Akoma mė e rrezikshme ėshtė kur ekskluzivizmi fetar kthehet nė ideologji sunduese dhe nė politikė shtetėrore. Kėshtu ekskluzivizmi fetar taleban u bė kėrcėnim dhe pėr sigurinė globale. Nga «shkolla afgane» kanė dalė njė pjesė e madhe e figurave, qė tashmė janė drejtues tė rrjeteve terroriste. Tė tillė janė Osama Bin Laden, Ajman Zawahiri e Al Zarkawi.

Edhe pėrfaqėsuesit e rrymės sė inkluzivizmi fetar, pėrndryshe tė  pėrfshirjes sė besimeve tė tjera fetare, e shohin fenė e tyre si tė vetmen fe tė vėrtetė. Nė dallim nga ekskluzivizmi, kėta nuk i shohin fetė e tjera tė gabuara, por, sipas tyre, ato janė tė paplota dhe pjesėrisht tė zhvilluara.

 

Vetėm  kur dominuese nė shoqėri  u bė rrryma e pranimit tė legjitimitetit tė besimeve fetare ose pluralizmi fetar, atėhere Europa shpėtoi nga fanatizmi fetar dhe hyri nė rrugėn e modernizmit. Sipas pėrfaqėsuesve tė kėsaj rryme, fetė janė tė gjitha legjitime, tė vlefshme dhe tė vėrteta, kur shihen nga brenda kulturės sė veēantė tė tyre. Pėr pluralizmin fetar mund tė pėrdoret dhe termi diversitet fetar.

 

Por si ka evoluar historikisht koncepti i tolerancės fetare?  Nė vitin 1689, filozofi John Locke, nė veprėn e tij “ Letėr mbi tolerancėn” shpalli dhe kėrkoi njė lloj tė ri marrėveshjeje dhe raporti midis politikės dhe fesė. Sipas tij, tė gjithėve duhet t’u lejohet dhe t’u garantohet e drejta e besimit fetar. Bindja tek nėnshtetasit nuk mund tė krijohet me detyrim nga pushteti publik. Ēėshtjet fetare, pra, janė ēėshtje personale dhe duhen trajtuar si veprimtari tė jetės private, me kusht qė ato tė mos jenė shkak ndikimesh tė pabaza mbi tjetrin dhe tė mos cėnojnė tė drejtat e tė gjithėve. Filozofė tė tjerė i zhvilluan mė tej kėto ide. Ndėrsa nė Europė toleranca lindi si filozofi, nė Amerikė ajo u kthye nė kushtetutė. Me iniciativėn e Thomas Jeferson-it, ideja e tolerancės dhe parimi i ndarjes sė Kishės nga shteti, mė 1786, u sanksionuan nė Kushtetutėn e Virxhinias nė SHBA.

 

Pėr herė tė parė, nė vitin 1923, shtetarėt shqiptarė hartuan ligjin “Pėrmbi Komunitetet Fetare”, nė tė cilin pėrcaktuan raportet e shtetit me fenė sipas modelit perėndimor. Sanksionimi i parimeve tė tilla, si laiciteti i shtetit, liria e besimit fetar dhe e ndėrrimit tė tij, trajtimi i barabartė i besimeve fetare, do tė ndikonte pozitivisht nė konsolidimin e tolerancės fetare tė popullit tonė e nė sigurinė e vetė shtetit shqiptar. Qė nė atė kohė, patriotėt shqiptarė janė pėrpjekur tė pėrhapin frymėn qė besimet fetare, pavarėsisht nga pesha nė numėr, duhet tė trajtohen, pėrfaqėsohen e ndjehen tė barabartė. Kjo ka qenė shtylla e dialogut ndėrfetar dhe tolerancės fetare nė vendin tonė.

Shqiptarėt, gjatė historisė sė tyre kanė kaluar nė shumė luftėra e kalvare, por nė asnjė rast nuk kanė patur konflikte tė brendshme fetare. Qenia nė themel tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve jo i fesė por i gjuhės, traditės e kulturės; prezenca e njė feje islame pėrgjithėsisht popullore dhe e zbutur nga bektashizmi; urrejtja dhe lufta kundėr rrymave intolerante nė islam siē ishte vahabizmi; ftohja e detyruar  e brezit tė ri  tė shqiptarėve ndaj fesė gjatė regjimit komunist; moskthimi i konflikteve ekonomike e shoqėrore nė konflikte fetare si dhe tradita e forcave politike tė cilat historikisht, nuk kanė synuar qė tė krijojnė njė elektorat mbi baza fetare, janė disa nga faktorėt qė i kanė ruajtur besimet fetare nga  fanatizmi, ekstremizmi apo fondamentalizmit fetar dhe qė kanė ēimentuar tolerancėn fetare tė shqiptarėve.

Por, ndėrsa nė truallin shqiptar, fanatizmi, ekstremizmi dhe fundamentalizmi fetar nuk kanė bazė, pas viteve ‘90 ėshtė shtuar rreziku i “importimit” tė rrymave tė tilla nga jashtė, ēka pėrbėn njė kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare.  “Megjithė traditėn tolerante nė ēėshtje fetare, shoqėria ėshtė ekspozuar ndaj njė numri ndikimesh tė jashtme...,  ndėrkohė qė, forma tė Islamit dhe tė Krishtėrimit, qė janė tė reja pėr vendin, kėrkojnė tė hedhin rrėnjė”- thuhet nė pjesėn pėr Shqipėrinė, tė Raportit Ndėrkombėtar mbi Lirinė Fetare, tė Qeverise Amerikane pėr vitin 2005. Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė nė kėto vite, ligjvėnėsit shqiptarė, nuk u angazhuan nė miratimin e njė ligji  pėr komunitetet fetare. Ėshtė e nevojshme qė shteti shqiptar tė kalojė nga pozicioni i neutralitetit pasiv i kėtyre 15 viteve tė fundit, nė atė tė laicitetit veprues pasi harmonia fetare, sa ē’ėshtė madhėshtore si ngrehinė, aq ėshtė edhe e brishtė. Mjafton e ēara e parė serioze, mjafton radikalizimi i njėrit prej besimeve, qė ngrehina tė shembet, thotė shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare.

Ndėrkohė, intoleranca fetare cėnon  seriozisht vetė median dhe fjalėn e lirė. Mjafton tė pėrmendim kėtu kufizimet qė ka media dhe fjala e lirė nė ato vende ku eksluzivizmi fetar ėshtė i lidhur me politikėn zyrtare.Nga ana tjeter, media luan njė rol tejet tė rėndėsishėm nė ruajtjen dhe promovimin e klimės sė dialogut ndėrfetar e tė tolerancės fetare, tė trashėguar nė shekuj.

Media e pavarur, konsiderohet shpesh si pushteti i katėrt, pikėrisht pėr mundėsitė dhe efektet e mėdha qė ajo ka dhėnė mbi kategori tė caktuara tė shoqėrisė. Ato janė mjete tė nxehta, me komunikim tė njėanshėm, pėr rrjedhojė, krijojnė njė lloj nėnshtrimi pasiv tek konsumatorėt e saj. Mjetet e komunikimit masiv, kur pėrdoren si makineri propagande, krijojnė njė farė hipnoze tek dėgjuesit, pasi ata nuk kanė mundėsi tė debatojnė e kundėrshtojnė. “Diziformimi i opinionit publik ėshtė njė instrument i rėndėsishėm pėr destabilitetin e brendshėm. Informacionet e pasakta krijojnė nė mėnyrė tė qėllimshme ose jo, situata pasigurie, frikė e tension tė panevojshėm dhe shpesh mund tė ēojnė nė reagime publike dhe marrje vendimesh tė padrejta„- thuhet nė dokumentin e Strategjisė sė Sigurimit Kombėtar  tė Republikės sė Shqipėrisė.

Mediat mund tė japin njė kontribut pozitiv nė luftėn kundėr intolerancės e nė  promovimin e tolerancės fetare, veēanėrisht kur ato nxisin njė kulturė mirėkuptimi ndėrmjet grupeve tė ndryshme fetare nė shoqėri. Nė kushtet e sotme, profesionistėt e mediave mund tė ftohen tė reflektojnė mė tej pėr rrezikun e intolerancės dhe mbi masat qė ato mund tė marrin pėr tė promovuar tolerancėn dhe mirėkuptimin. Suksesi i  reflektimit tė tyre do tė varet nga shkalla e angazhimit tė kategorive tė ndryshme tė profesionistėve nė sektorėt e mediave, veēanėrisht pronarėt e mediave, drejtuesit, redaktorėt, autorėt e e programeve e gazetarėt. Po qė ata tė jenė tė angazhuar, duhet nė rradhė tė parė tė jenė tė trainuar pėr promovimin e kulturės sė tolerancės. Dhe vendi ku shtrohen themele tė qėndrueshme mbi tė cilėn ndėrtohet profesionalizmi ėshtė shkolla e gazetarisė dhe institutet e tjera trajnuese tė medias. Ėshtė e nevojshme qė nė fazėn arsimore tė karrierės sė tyre, studentėt e gazetarisė tė marrin informacionin e duhur pėr tė pėrkrahur pėrhapjen e kulturės sė tolerancės nė shoqėri.

 

Por trainimi nuk mund tė quhet i plotė vetėm nė shkollė. Trainimi pėr kontributin qė mund tė japin mediat pėr promovimin e  kulturės sė  tolerancės duhet parė si njė strategji e vazhdueshme. Ajo mund tė vazhdojė me trainime jashtė pune pėr profesionistėt e tyre nė tė gjitha nivelet, pėr standartet profesionale mbi tolerancėn dhe intolerancėn. Ėshtė e nevojshme qė vetė drejtuesit e mediave, tė hartojnė kode etike e sjellje nė tė cilat tė evidentohet pėrgjegjėsia e mediave qė ata drejtojnė pėr tė promovuar kulturėn e tolerancės.Edhe organet pėrfaqėsuese tė profesionistėve tė mediave  si shoqatat, sindikatat mund tė bėjnė hapa konkretė pėr tė nxitur kontributin e anėtarėve tė tyre pėr promovimin e tolerancės dhe ndėrgjegjėsimin e opinionit publik ndaj tė kėqijave tė intolerancės. Nė mėnyrė tė veēantė shėrbimet publike tė transmetimit kanė njė rėndėsi tė madhe pėr tė promovuar njė kulturė tolerance, pasi mediat transmetuese janė njė forcė e fuqishme pėr tė krijuar njė atmosferė nė tė cilėn intoleranca mund tė sfidohet. Pėr vetė rėndėsinė e padiskutueshme tė lirisė dhe pavarėsisė sė medias, tė mbrojtura kėto dhe me konventa ndėrkombėtare, angazhimi i medias nė promovimin e kulturės sė tolerancės kėrkon masa mė shumė inkurajuese dhe instrumente ligjor jo-detyruese.

Jo rrallė, nė praktikėn ndėrkombėtare, janė evidentuar pėrpjekje tė qėllimshme pėr shfrytėzimin e medias pėr veprimtari subversive dhe destabilizuese, nė pėrhapjen e racizmit, ksenofobisė  e intolerancės, duke kėrcėnuar nė kėtė mėnyrė sigurinė.Por, pėrsa i pėrket pėrhapjes sė racizmit dhe intolerancės ka, nė parim, fushėshtrirje pėr tė imponuar standarte ligjėrisht detyruese pėr tė dėnuar gjuhėn e urrejtjes, pa dhunuar lirinė e shprehjes dhe parimin e pavarėsisė sė mediave. Gjithashtu ndodh jo rrallė, qė duke kuptuar lirinė e shprehjes deri nė kufijtė e papėrgjegjshmėrisė, nėpėrmjet publikimeve nė forma tė ndryshme nė media, tė cėnohet toleranca fetare e tė nxitet fryma e urrejtjes, e cila mund tė manipulohet dhe shfrytėzohet si preteks pėr tė nxitur veprime tė dhunshme qė cėnojnė sigurinė e njė vendi e mė gjėrė. Kriza e fundit e karikaturave tė profetit Muhamed tregoi pikėrisht kėtė. Sjellja e demonstruar nga media jonė nė kėtė rast, dėshmoi jo vetem ndjenjėn e pėrgjegjshmėrisė nga ana e sajė por edhe rrėnjėt e thella tė mirėkuptimit ndėrmjet besimeve fetare nė Shqipėri.

Pėrfundimisht, kur toleranca fetare dhe media e lirė promovojnė njėra tjetrėn, ndikojnė pozitivisht dhe nė sigurinė kombėtare. Nėse nuk e mbėshtesin njėra tjetren, krijojnė hapsira pėr lindjen e fenomeneve qė kėrcėnojnė sigurinė kombėtare.

                                                                                 

                                                                  Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com

 

BOTUAR ME DATEN 8 MARS 2006, NE GAZETEN "TIRANA OBSERVER"