The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
   
 

Mjaft Pasivitetit nė ēėshtjet fetare

 

 

Nga Xhavit Shala

 

Drejtor i Qendrės Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

 

  

 

 

 

 

 

Kohėt e fundit nga mediat shqiptare i janė pėrcjelle opinionit informacione tė cilat nė pamje tė parė duken tė zakonshme por nėse vazhdojnė tė mos trajtohen me seriozitetin e duhur, mund tė krijojnė probleme nė marrėdhėniet midis komuniteteve fetare,midis tyre e shtetit si dhe nė vetė imazhin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė.

 

Pėrplasja e simboleve

 

U vendos njė kryq i madh hekurit, simbol ortodoks, nė tė djathtė tė rrugės kur zbret nga Krraba nė Elbasan, nė njė vend ku nuk kishte objekt kulti pranė. Me apo pa tė drejte, pati reagime negative nga komuniteti mysliman i Elbasanit. Ata kėrcėnuan deri nė pėrdorim force pėr heqjen e kryqit nėse nuk merreshin masa nga komuna e Bradasheshit.Pushteti vendor duket e kishte vlersuar dhėnien e lejės pėr kėtė kryq sikur po jepte leje pėr njė kjoske shitjeje buzė rrugės dhe nuk kishte menduar pėr ndikimet qė ndėrtimi i kryqit mund tė provokontė nė komunitetet e tjera fetare, shumė mė tė mėdha nė numėr nė rrethin e Elbasanit. Pas reagimeve, Kryetari Komunės Bradasheshit deklaron se Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Komunės ka vendosur prishjen e superkryqit ortodoks anės rrugės. Tashmė nėse pėrfaqsuesit e komunitetit ortodoks nuk e heqin vetė,do ti duhet pėrfaqsuesve tė shtetit ta prishin atė, nėse dikush nuk do ta presė natėn me saldatriēe.

 

Ndėrtohet njė superkryq tjetėr ortodoks nė majė tė kodrės ne fshatin Xarė tė Sarandės dhe vetėm pasi reagojnė me apo pa te drejtė komunitetet e tjera fetare, kujtohet policia ndėrtimore qė ta quajė ndėrtim pa leje. Policia ndėrtimore (nėpunės tė shtetit) sipas shtypit, u pėrpiqėn natėn ta prishin atė, dhe me ēfarė, me eksploziv.

 

Vidhen nė seri 15 kishat ortodokse gjatė muajve Gusht-Tetor 2004 nė Qarkun e Korēes. Pėrfaqsuesi i Mitropolisė sė Korēės Ilia Kotini pėr kėtė thotė: “Epidemia kundėr kishave duhet tė  jetė vepėr e qėllimshme e fondamentalistėve myslimanė” dhe vazhdon mė tej se “pėrfaqsues tė kishės kanė marrė takime me pėrfaqsues tė policisė nė nivele tė larta, por pėrveē fjalėve tė mira, nuk ka ndodhur asgjė qė tė qetėsojė shpirtrat e besimtarėve”. Policia nė vend qė tė zbulojė autorėt e vjedhjes apo tė thyerjeve tė qėllimshme deklaron se sendet e marra nėpėr kisha kanė vlerė tė vogėl.

 

Nė tė tre rastet qė pėrmėndėm mė sipėr, duket se ka tentativa pė tė paraqitur prova “tė besueshme”, mė shumė  pėrpara “raportbėrėsve tė huaj”, se nė Shqipėri besimet fetare jomyslimane po kėrcėnohen, bile kundėr tyrė po bėn veprime konkrete dhe vetė shteti. Nėpėrmjet  “luftės sė sajuar tė simboleve” po synohet pėr ta paraqitur Shqipėrinė si njė vend ku islami ėshtė militant dhe kjo me qėllim pėr tė trėmbur “europėn e krishtere” ku ne aspirojmė tė futemi. dhe kjo si pasojė e veprimeve tė papėrgjegjėshme  tė disa zyrtarėve tė cilėt me apo pa dashje po e fusin shtetin nė kurth.

 

Pėrplasja e “trojeve”

 

Me fillimet e demokracisė, komunitetet fetare filluan menjėherė pėrpjekjet pėr ndėrtimin e objekteve tė tyre tė kultit. Duke u financuar kryesisht nga jashtė, secili komunitet synoi tė siguronte leje ndėrtimi pėr objekte kulti nė qėndrat e qyteteve, tė fshatrave, nė vendet me tė dukshme, shpesh herė dhe nė vende ku nuk kanė fare apo kanė shumė pak  besimtarė.

 

Nė kėtė mėnyrė filloi njė rivalitet i heshtur pėr zėnien e trojeve mė tė mira dhe sigurimin e lejeve tė ndėrtimit. Nė jo pak raste, autoritete fetare nė qėndėr apo nė rrethė janė ankuar pėr mosdhėnien e lejeve tė ndėrtimit pėr objekte kulti nė sheshet qė ata kanė patur nė pronėsi. Ankesat kanė shkuar deri nė kėrcėnimet pėr nxjerrjen e besimtarėve nė rrugė. Rasti mė tipik ėshtė ai i Elbasanit. Drejtuesit e komunitetit mysliman, disa tė rinj tė shkolluara nė vendet arabe, kėrcėnuan se do tė nxjerrin “xhamatin” nė rrugė. Duke mos e paragjykuar nėse kanė apo jo tė drejtė ata nė kėrkesat e tyre, shtrohet pyetja, a do tė ishte dalja nė rrugė e besimtarėve mėnyra mė e mirė pėr zgjidhjen e problemit? Ndėrkohė, ka zyrtarė shteti qė nė vend tė ndikojnė nė zgjidhjen e kėtyre problemeve, i nxisin besimtarėt tė protestojnė nė rrugė pėr eskluzivitetin e shesheve, lejet e ndėrtimit apo pėr kthimin e pronave.Mos ndoshta kėta zyrtarė kanė marrė detyre “kushedi se ku” pėr tė “shtuar provat” pėr islamin militant nė Shqipėri?

 

Pėrplasje pėr trojet dhe pėr objektet e kultit haset dhe brenda tė njėjtit besim fetar.Kėshtu janė blere troje, janė ndėrtuar  xhami nga persona tė ndryshėm, ndėrkohė qė zyrtarisht Komuniteti Mysliman nuk ka asnjė informacion pėr ta, nuk i njeh kė pėrfaqsojnė, kush i ka financuar, nė ēfarė rruge kanė ardhur paratė etj.Kėto objekte me leje apo pa leje, tashmė i kemi nė periferi tė Tiranės dhe nė disa rrethe tė Shqipėrisė.

 

Kush mban pėrgjegjėsi pėr kėtė gjendje, kush duhet ta displinojė, a duhej bėrė ndonjė studim pėr objektet e kultit qė ka nevojė nė Shqipėri, kush i planifikon e i kontrollon financimet pėr to? Nėpėr lagje e fshatra po hapen kisha e xhamia, gjė e mirė kjo pėr ata qė duan ti frekuentojnė dhe donatorė pėr to gjenden pa vėshtirėsi, por po “rrudhen” shkollat e mesme. Shkolla tė tjera janė kthyer si hane e janė nė prag tė shembjes pėr mungesė investimesh. Nė heshtje po rritet niveli i analfabetizmit. A mos ka ardhur koha qė tė ndėrgjegjėsohet komuniteti pėr tė kėrkuar pjesėrisht ndryshimin e destinacinon e fondeve tė donatorėve nga kishat e xhamite tėk shkollat?

 

Rregullatori i tė gjithė kėtyre problemeve duhet tė jetė shteti, i cili duke respektuar Deklaratėn Universale dhe Konventeėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, duke vlersuar rėndėsinė qė kanė kėto probleme pėr sigurinė kombėtare, tė hartoje njė paketė tė plotė ligjore dhe tė kalojė nga pozicioni i “neutralitetit pasiv” drejt “laicitetit veprues”. 

 

Rivaliteti i universiteteve

 

Ditėt e fundit opinioni u informua pėr inagurimin e Universitetit Katolik nė Tiranė, nė vazhdėn e traditės sė mirėnjohur tė univeristeteve katolike tė tipit “George Toun” nė SHBA e nė vende tjera tė Europės. Katolik nga emri por qė nuk ka programe fetare dhe nuk pėrgatit priftėrinj. Po atė ditė, Komunitetit Mysliman  shfaqi synimet e tij pėr tė ngritur nė Tiranė njė Universitet Islamik dhe po kėrkon financime pėr kėtė problem.Me tė drejtė nesėr edhe komuniteti ortodoks mund tė kėrkojė ngritjen e njė universiteti ortodoks nė Tiranė dhe tė kėrkojė financime pėr tė.Tashme filloi dhe rivaliteti i universiteteve.Cila do tė ishte zgjidhja pėr kėtė problem?

 

Nė tė vėrtetė janė disa probleme tė rėndėsishme, qė lidhen ngushtė me sigurinė kombėtare, probleme tė cilat me apo pa dashje janė tėrhequr zvarrė e nuk janė zgjidhur gjatė gjithė kėtyre viteve tė demokracisė nė Shqipėri. Kėto probleme janė financimi i komuniteteve fetare, pėrgatitja e teologėve dhe ēėshtje tė tjera tė arsimit fetar si dhe mėnyra e zgjedhjes sė primarėve tė komuniteteve fetare.

 

Si janė trajtuar historikisht kėto probleme nė Shqipėri?

Pas shpalljes sė pamvarėsisė, patriotėt shqiptar, kėto probleme i kanė vlersuar si shumė tė rėndėsishme dhe me njė ndikim tė madh nė tė ardhmen e shtetit tė ri qė po ndėrtonin. Nė vitin 1923, Visarjon Xhuvani, i cili mė vonė bėhet kryepeshkopi i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, lidhur me kėtė problem shprehet: “ēėshtjet fetare kanė qenė dhe janė gjithnjė tė ngatėrruara kėtu. Tė gjithė e dinė se sa i kanė kushtuar shtetit. Mos e dhėntė zoti tė bėhen vegla dhe pėr tė ardhmen”.Ndėrsa shtetari Mehdi Frashėri lidhur me kėtė shprehet: “Pėr kėtė them qė Qeveria duhet tė jetė pak mė brenda nė fetė…”

Pėr tė parandaluar vėniėn e besimeve fetare nėn kontrollin e tė huajve,shtetarėt  nė atė kohė krijuan infrastukturėn e nevojshme ligjore. Nė ligjin e vitit 1923 “Pėrmbi Komunitetet Fetare” janė sanksionuar  parime mjaft tė rėndėsishmė qė pėrcaktuan laicitetin e shtetit te ri shqiptar dhe orientimin e tijė perėndimor. Nė kėtė ligj ju dha zgjidhje mjaft problemeve tė rėndėsishmė pėr sigurinė kombėtare siē ishte financimi i klerit fetar, mėnyra e lidhjes sė autoriteteve fetare brenda vendit me autoritetet e tyre shpirtėrore qė ndodheshin jashtė Shqipėrisė si dhe mėnyra e zgjedhjes sė primarėve tė besimeve fetare.

Ligjėrisht u sanksionua qė kleri fetar do tė financohet pjesėrisht nga arka e shtetit nė raport me numrin e popullsisė sė ēdo besimi. Duket se ligjvėnėsit e asaj kohe nėpėrmjet kėsaj donin tė rrisnin pavarėsinė e klerit shqiptar nga financimet e huaja.

Nė kėtė ligj ishte pėrcaktuar qartė mėnyra e zgjedhjes sė kryetarėve tė komuniteteve fetare : “kryefetarėt zgjidhen me vota tė fshehta nga ana e dy kėshillave fetare dhe laike, tė bashkuara nė formėn e asamblesė, dhe me vota tė fshehta zgjedhin tre kandidatė dhe ia bėjnė tė njohur Ministrisė sė Gjyqėsisė, e cila njėrin prej tyre ia paraqet Kėshillit Ministerial dhe ky Kėshillit Sovran, i cili qet dekretin e emėrimit”.

Mbreti Zog dhe komunitetet fetare

Mbrėtit Zog dhe administrata e tij i kushtuan shumė rėndėsi ēėshtjeve fetare dhe rrezikut qė paraqiste pėr sigurimin e mbretėrisė ky problem.Parimet qė u sanksionuan nė ligjin e vitit 1923 pėr ēėshtjet fetare, jo vetėm u ruajtėn, por dhe u forcuan mė shumė nė  ligjin “Mbi Formimin e Komuniteteve Fetare”, dekretuar nga mbreti mė datė 9 korrik 1929.Ky ligj sanksionon se Statutet e Komuniteteve Fetare nė pėrfundim do tė miratoheshin nga Kėshilli i Ministrave dhe do tė dekretoheshin nga Mbreti, kryetarėt e feve dhe zėvendėsit e tyre duhet tė jenė shtetas shqiptar prej fisit e prej gjuhės shqipe.

Rėndėsi i kushtoi administrata e Zogut financimit tė komuniteteve fetare. Buxhetet e komuniteteve do tė kontrolloheshin nga Ministria e Drejtėsisė, e cila nė ēdo rast kishte tė drejtė tė kontrollonte gjendjen e tė ardhurave e tė pasurive qė zotėrojnė kėto komunitete, me anė tė njė inspektori ose tė njė prokurori tė shtetit dhe t’u kėrkojnė llogari, tė hetojnė dhe mėnyrėn e shpenzimeve tė bėra.

Nė nenin 20 tė kėtij Dekret - Ligji pėrcaktohej prerė se “Komunitetet janė tė ndalueme me pranue ndihmė prej shteteve tė huaja, pos rasteve tė pranuara prej qeverisė pėr ndihma qė kanė pėr qėllim vepra filantropike. Dispozitat e paragrafit tė parė shtrihen dhe pėr ndihmat e bamuna prej shtetėsve tė huaj. Pėr liberalitetet filantropike qė bahen prej tė huajve nė favorin e komuniteteve ēdo shumė qė tė formojnė, dhe pėr liberalitetet e bamuna nga shtetas shqiptarė, kur kalojnė shumėn 1000 franga ari, duhet leja e Qeverisė…”.

 

 

Regjimi komunist dhe komunitetet fetare

Jo mė pak tė rėndėsishme mbeten problemet fetare gjatė regjimit komunist. Nė kushtetutėn e miratuar me  14 mars 1946 u sanksionuar dhe marrėdhėniet e shtetit me fenė. Pėrveē laicitetit tė shtetit, nė atė kushtetutė, nė nenin 18 u sanksionua se “… shteti mund t’u japė ndihmė materiale komuniteteve fetare…”.Kjo vinte nė kundėrshtim me programin e Internacionales Komuniste nė tė cilin thuhej: “Qeveritė proletare duhet tė tėrheqin tė gjithė mbėshtetjen shtetėrore ndaj kishės”

Mė shumė se sa pėr tė respektuar besimin fetar tė popullit, ishte frika se rėnia e institucioneve fetare nė vėshtirėsi financiare mund tė bėnte qė ato tė gjenin partnerė jashtė Shqipėrisė, nė botėn perėndimore, atje ku pėr shekuj me radhė kanė patur qendrėn shpirtėrore, ēka do tė krijonte probleme pėr sigurinė e pushtetit tė tyre.

Ndoshta regjimi komunist e quajti mė optimalen dhe e pėrqafoi zgjidhjen e dhėnė pėr ēėshtjet fetare nga qeveritė shqiptare pas shpalljes sė pamvarėsise, pėrderisa i dha mbėshtetje ekonomike komuniteteve fetare, bile deri tek pagesa e rrogės sė klerikėve.

Pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė shtetit me fenė, pėrveē kushtetutės, u miratuan njė sėrė dekretesh ku nga mė kryesorėt ishte Dekreti Nr.743 datė 26.1.1949 “Mbi komunitetet fetare”.Nė kėtė dekret sanksionohej pėrsėri ndihma financiare ndaj komuniteteve fetare, si dhe i jepte tė drejtė absolute qeverisė tė vendoste pėr titullarėt e komuniteteve fetare. Kontrolli total mbi ēėshtjet fetare, do ti lehtėsonte punėn regjimit komunist nė fazėn e mbylljes sė institucioneve fetare pas vitit 1967.

Shteti demokratik dhe  komunitet fetare

Pas vitit 1990, me rilejimin e besimeve fetare, nuk kishte asnjė normė ligjore qė tė pėrcaktonte se si do tė zgjidheshin problemet ekonomike tė komuniteteve fetare,ku do ti gjenin tė ardhurat, kush do tė kontrollonte burimin  e financimeve qė vinin nga jashtė pėr to e destinacionin pėrfundimtar tė tyre.

Shteti i ktheu nė mėnyrė selektive pronat e komuniteteve fetare. Disa prona vėrtet nuk kishte mundėsi ti kthente pasi lėvizjet e pakontrolluara demmografike nė vitet e fundit kishin zėnė jo pak prej pronave tė komuniteteve. Njė pjesė tjetėr e pronave ishin tjetėrsuar tėrėsisht gjatė regjimit komunist. Megjithatė ka shumė prona tė komuniteteve qė janė tjetėrsuar me vendime gjykate tė sajuara dhe si pasojė e korrupsionit nė zyrat e regjistrimit tė pasurive etj.

Asnjėherė nuk u bė njė studim i plotė pėr pronat e komuniteteve fetare,sa janė zėnė, sa mund tė kthehen, sa mund tė kompesohen etjer.E kush do ta bėnte kėtė? Sigurisht shteti duhej tė gjente mekanizmat pėr kėtė problem.Rol nxitės mund tė luante dhe shoqėria civile,ndoshta dhe akademia e shkencave.

Pas vitit 1990 dhe deri tani nuk ka patur njė ligj mbi komunitetet fetare,njė ligj qė tė pėrcaktonte detyrimet e ndėrsjellta midis shtetit dhe komuniteteve fetare.Ka patur njė boshllėk ligjor pėr mėnyrėn si do tė zgjidheshin primarėt e feve nė vendin tonė. Ndoshta “mosmarrveshjet” pėr zgjedhjen e tyre e la pėr vite tė tėra Shqipėrinė pa ligj pėr komunitetet fetare.

Qė nė vitin 1923 dhe nė vazhdimėsi shtetarėt shqiptarė mirė apo keq,i zgjidhėn ligjėrisht kėto probleme sepse ishin tė bindur pėr rėndėsinė qė ato kishin pėr sigurinė tonė kombėtare.Ėshtė pėr tė ardhur keq pėr papėrgjegjshmėrinė e treguar nė kėto 13 vjet pėr zgjidhjen ligjore tė ēėshtjeve fetare.

Ligji pėr komunitetet fetare ėshtė pėrgatitur dhe besoj do tė kalojė nė kėtė parlament, por ai nuk do tė mund tė riparojė pasojat qė ka shkaktuar vakumi ligjor dhe papėrgjegjshmėria e trajtimit tė problemeve fetare deri mė sot.

Vakumi ligjor-njė mal me probleme

Pas vitit 1992,si pasojė e mungesės sė infrastrukturės ligjore pėr ēėshtjet fetare, pothuajse nė tė tre besimet fatare ka patur probleme.

OJQ-tė arabe qė erdhėn pėr tė ndihmuar komunitetin mysliman, pėrveē ndihmesės qė dhanė nė ringritjen e objekteve tė kultit, filluan tė propagandonin ato fraksione tė fesė islame qė ushtronin nė vendet e tyre, fraksione kėto qė binin ndesh me traditėn e myslimanizmit shqiptar. Ata filluan tė kėrkojnė radikalizimin dhe arabizimin e fesė islame nė Shqipėri, tė nxisin pėrēarjen fetare dhe tė pėrhapnin ato sekte islame fundamentaliste siē ishte salafizmi.

Komuniteti shqiptar ortodoks nė Shqipėri u ndihmua pėr rimėkėmbjen e infrastrukturės sė tij nga ana e kishės ortodokse greke. Kjo kishė ndihmoi edhe nė pėrgatitjen e kuadrit fetar. Gjithsesi, pati njė debat, i cili u bė dhe publik, lidhur me pėrcaktimin e primarit tė kishės ortodokse nė Shqipėri. Nė krye tė kėsaj kishe u vendos njė shtetas grek, pavarėsisht se nė praktikėn e ortodoksisė shqiptare kjo ishte ndaluar qė me shpalljen e autoqefalisė sė kėsaj kishe, nė vitin 1922 deri me ndalimin e besimeve fetare nė vitin 1967.

 

Mė pak debate, por jo me mė pak probleme, duket se kishte nė komunitetin fetar katolik dhe atė bektashi.

 

Rritja e ndėrhyrjeve nga jashtė nė jetėn e komuniteteve fetare shqiptare, sidomos kur kjo bėhet nga qarqe fanatike apo fundamentaliste, do tė trondisė tolerancėn tonė fetare duke prishur ekuilibrin shekullor tė vendosur nė marrėdhėniet midis komuniteteve fetare nė Shqipėri, do tė nxisė pėrēarjen fetare, duke cėnuar nė kėtė mėnyrė sigurinė tonė kombėtare.

 

Tolerancė shekullore e rrezikuar nga “importi„

 

Populli shqiptar, gjatė historisė sė tijė ka kaluar nė shumė luftra e kalvare, por nė asnjė rast nuk ka patur konflikte tė brendshme fetare. Qėnia nė themel tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve jo i fesė por i gjuhės, traditės e kulturės; prezenca e njė feje islame pėrgjithėsisht popullore dhe e zbutur nga bektashizmi; urrejtja dhe lufta kundėr rrymave intolerante nė islam siē ishte vahabizmi; ftohja e detyruar  e brezit tė ri  tė shqiptarėve ndaj fesė gjatė regjimit komunist; moskthimi i konflikteve ekonomike e shoqėrore nė konflikte fetare si dhe tradita e forcave politike tė cilat historikisht, nuk kanė synuar qė tė krijojnė njė elektorat mbi baza fetare, janė disa nga faktorėt qe i kanė ruajtur besimet fetarė nga  fanatizmi, ekstremizmi apo fondamentalizmit fetar dhe qė kanė ēimentuar tolerancėn fetare tė Shqiptarėve.

 

Por ndėrsa nė truallin shqiptar, fanatizmi, ekstremizmi dhe fundamentalizmi fetar nuk kanė bazė, pas viteve 90 ėshtė shtuar rreziku i “importimit” tė rrymave tė tilla nga jashtė. Depėrtimi i kėtyre rrymave ėshtė bėrė kryesisht nėpėrmjet organizatave tė huaja joqėveritare tė spektrit fetar, tė cilat sollėn dhe financuan nė Shqipėri sekte fetare nga mė te ndryshmet, duke synuar sidomos infektimin e fėmijėve dhe tė rinjve qė ndiqnin kurset apo shkollat e tyre.

 

Krizat dhe destabiliteti politik, social, ekonomik, financiar qe ka pėrjetuar vendi ynė gjatė tranzicionit (vitet 1991, 1992, janar-mars 1997, shtator 1998), tė shoqėruara me mungesėn e shtetit ligjor dhe me cėnime tė rėnda tė rendit dhe sigurisė; mungesa  e financimeve nga shteti dhe shpresa tek ndihmat qė vinin nga jashtė; mungesa e njė ligji mbi komunitetet fetare; pozicioni i pėrshtatshem gjeografik i Shqipėrise midis Lindjes dhe Perendimit dhe dominimi nė numėr i popullsisė myslimane ; mungesa e strukturave efiēente shtetėrore qė tė merren me menaxhimin e raporteve ligjore dhe tė  detyrimeve tė ndėrsjellta tė shtetit me komunitetet fetare, janė disa nga faktorėt qė i lanė hapėsirė ardhjes nė Shqipėri tė lloj - lloj sektesh e levizjesh fetare,veprimtaria e te cilave ishte e ndaluar me ligj nė shumė shtete

 

OJQ-tė dhe helmimi arsimit fetar

 

Lė tė shikojmė cili ka qenė ndikimi i njė pjese tė OJQ-ve fetare ardhur nga Lindja Mesme, nė edukimin fetar tė njė pjese tė tė rinjve tė komunitetit mysliman nė Shqipėri.

 

Pas entuziazmit tė parė pėr ardhjen e OJQ-ve arabe, filloi tė pėrvijohej qartė ndarja midis predikimit tė besimit tradicional musliman dhe atij predikimi qė impononin punonjėsit e kėtyre OJQ-ve dhe tė rinjtė shqiptare qė ndiqnin shkollat apo kurset e tyre. Kėto sollėn nė Shqipėri dhe pėrhapėn salafizmin. Selefizmi ėshtė semafori jeshil i  fundamentalizmit islamik.Ai ndryshon nga katėr drejtimet kryesore tė ushtrimit tė myslimanizmit, tė njohura zyrtarisht nė botė. Mbėshtetėsit e kėsaj rryme janė tė shpėrndarė nė tė gjithė botėn dhe pėrbėjnė njė pėrqindje shumė tė vogėl tė fesė islame por me tendencė nė rritje. Salafizmi merr  anėn mė tė keqe tė fesė islame. Ata predikojne xhihad jo nė mendime po nė veprime, papajtushmėri me fetė e tjera dhe justifikojnė pėrdorimin e dhunės. Pėr ta bindja ėshtė e papranueshme. Nė fushėn sociale, kjo rrymė predikon kthimin nė mėnyrėn e jetesės tė shekujve mė parė, ashtu sic jetonte vetė Muhamedi, si nė veshje,nė tė ushqyer etj.Nė fushėn politike, salafistet nuk pajtohen me shtetin laik.Ata kėrkojnė njė shtet tė lidhur me fenė, ku tė zbatohet sheriati (ligji i  shenjtė). Nė aspektin nacional, kjo rrymė synon heqjen dorė nga myslimanizmi tradicional shqiptar dhe arabizimin e tijė.Para sė gjithash, predikuesit kanė si synim heqjen qafe tė islamit shqiptar, pėr ta zėvėndėsuar atė me njė islam mė tė pėrafėrt me konceptin vahabit.

 

Fillimet e kėsaj rryme janė nė vitin 1992, kur nė qytetin e Cėrrikut hapet shkolla fetare « El Faruk ».Kjo shkollė u hap me nismėn njė grupi misionarėsh islamike sudaneze. Financimi i aktivitetit tė kėsaj shkolle u bė nga fondacioni  «Al Vakef Al Islamija », OJQ me qendėr nė Arabinė Saudite dhe degė pėr Evropėn nė Einthoven tė Hollandės. Zyrtarisht, kjo shkollė do tė merrej me  pėrgatitjen e predikuesve (imamėve) pėr fenė islame. Kontigjenti qė pranohej nė kėtė shkollė ishin nxenės tė moshės nga 14-18 vjeē, kryesisht djem e jetim nga familje tė varfėra tė zonave rurale tė Shqipėrisė. Programet fetare islamike qė jepeshin nė kėtė shkollė, kishin ndryshime esenciale me fenė tradicionale islame nė Shqipėri. Jo vetėm nė Cerrik por dhe nė disa qytete tjera me popullsi tė besimit mysliman, OJQ-te arabe kishin hapur shkolla apo kurse te tjera, kryesisht tė orientimit salafist. Pėrhapja e rrymave tė tilla tė importuara u bė shqetėsuese dhe nė trojet shqiptare jashte kufijve shtetror, nė Kosovė e Maqedoni. Nė njė zonė tė thellė tė Librazhdit, nė Dragostunjė, salafistėt kanė patur organizim tė vecantė, vepronin si shoqėri-vėllazėri e mbyllur dhe konspirative. Ata « harruan » emrat shqiptar dhe e thėrrasin njėri tjetrin me emra arab.

 

Njė pjesė e madhe e mėsuesve tė shkollave fetare tė sponsorizuara nga OJQ-tė arabe qė ndikuan nė pėrhapjen e salafizmit, kanė qenė nėn ndikimin e « Vėllazėrise Myslimane », organizatė ndėrkombetare inspiruese e fundamentalizmit islamik.

 

Disa nga shoqatat dhe fondacionet humanitare islamike  jo vetėm qė financuan kursė mė prirje salafistė nė vendin tonė  por dėrguan pėr studime jashtė shtetit djem qė kishin pėrqafuar salafizmin ose ishin premtues si tė tillė. Vetėm pėr vitin 1999, nė vendet arabe janė dėrguar pėr studime, kryesisht me financimin e OJQ-ve arabe, rreth 300 tė rinj nga trojet shqiptare.Njė pjesė e djemve qė kishin pranuar salafizmin punėsoheshin nga OJQ-tė arabe si mėsues pėr pėrhapjen e dijeve islame dhe i paguanin me rreth 100-150 $.Kurset qė kėta hapnin, ishin kurse ilegale apo gjysmeilegale dhe i zhvillonin nė banesa private apo pranė xhamive. Duke i punėsuar si mėsues, OJQ nga njėra anė duke ju dhėnė njė rrogė i lidhnin mė shumė me vehten e tyre dhe nga ana tjetėr nėpėrmjet punės sė tyre me kurset, shtonin rradhėt me salafist tė rinj. Duke pėrfituar nga mungesa e kontrollit te strukturave shteterore, kėto shoqata kane arritur qė tė financojnė nė rrethe tė ndryshme tė vendit njė  rrjet tė tėrė kursesh ilegale feje, sidomos me minorene.

 

Nė xhamite qė ndėrtonin OJQ-tė, kėmbėngulnin caktimin si imam pikėrisht nga djemtė salafist.Pas kėsaj merrnin pėrsipėr ti paguanin atyre dhe rrogėn mujore.Nė ato xhami ata jo vetėm qė kishin mundėsi tė shtonin rradhėt e selafijve, por siguronin dhe njė votė nė kėshillin e pėrgjithėshme tė komunitetit mysliman.

 

OJQ-tė arabe, pas disa vitesh aktiviteti intensiv nė vendin tone, duke financuar lėvizjen salafiste, nė vitin 1998 bėnė pėrpjekje pėr tė vėnė nėn kontroll tė kėsaj lėvizje strukturat zyrtare tė Komunitetit Musliman Shqiptar por si pasojė e kundėrveprimit tė klerikėve patriot tė atij komuniteti ata dėshtuan. Kjo nuk do tė thotė se kanė hequr dorė.Ata thjesht kanė ndryshuar taktikė. Kjo duket sidomos nė ditėt e sotme kur shumė nxėnės tė shkolluar nėpėr vendet arabe, tė njohur si pėrkrahės te lėvizjes salafi dhe tė financuar nga OJQ-tė arabe, janė bėrė protagonist tė sulmeve ndaj klasės sė vjetėr tė klerikėve mysliman dhe nxitės tė pėrcarjeve nė atė komunitet.

 

Duke shfrytėzuar programin e tyre pėr shkollimin e tė rinjve jashte shtetit, OJQ-tė , ju krijojnė mundėsi organizatavė terroriste tė dėrgojnė pėr studime kandidatura qė i kanė studiuar pėr tė zgjeruar radhėt e tyre dhe tė realizojnė rekrutimin e trajnimin e tyre dhe nė kurse ushtarake. Proēesi i zhvilluar nė Egjipt pėr « Arabėt e Shqipėrisė » tregoi se organizatat terroriste, duke pėrdorur si koperturė OJQ-tė arabe, kanė bėrė rekrutime nga rradhėt e studentėve qė kanė financuar pėr studime jashte shtetit. Ata tashmė janė « tė konservuar » dhe mund tė vihen nė veprim kur ta kėrkojė situata. Pjestar tė organizatės sė tyre kanė inspiruar dhe mbajtur kontakte tė vazhdueshme me eksponente tė lėvizjes salafi nė vendin tone.

 

Ndėrprerja e burimit tė financimit tė salafizmit pas 11 Shtatorit 2001, ndikoi dukshėm nė ndėrprerjen e revanshit qė ata kishte marrė. Por a ėshtė e mjaftueshme vetėm kjo? Filizat e salafizmit, pas mė shumė se 10 vitesh, janė rritur e janė bėrė pemė dhe tashmė po japin frutet e tyre.Qė kėto fryte tė mos arrijnė tė helmojnė besimtarėt, ėshtė e nevojshme ngritja e ndjeshmėrise sė besimtarėve ndaj kėtij fenomeni si dhe vigjelencė e agjensive tė zbatimit tė ligjit.

 

Agjensitė ligjzbatuese dhe besimet fetare.

 

« Importimi » nė mėnyrė tė pakontrolluar i njė sėrė sektesh e rrymash fetare, tė cilat cėnojnė tė drejtėn e shqiptarėve pėr tė ushtruar besimet e tyre tradicionale fatare, sekte e rryma prej tė cilave kanė frike dhe shtete me demokraci tė konsoliduar, kėrkon njė rol nė rritje tė agjensive ligjzbatuese. Ėshtė detyrė e tyre tė  respektojnė lirinė e besimeve fetare por dhė tė mos lejojnė qė abuzimi me kėto liri tė cėnojė sigurinė kombėtare. Cfaqjet e fundamentalizmit nė besimet fetare, siē ėshtė rasti i salafizmit, duhet tė jenė nė fokusin e veprimtarise sė agjensive shqiptare tė zbatimit tė ligjit. Nė tė kundėrtėn, sigurinė kombėtare e kėrcėnon njė rrezik serioz. « Neutraliteti pasiv » ndaj cėshtjeve fetare nė kėto vite, i ka hapur jo pak probleme Shqipėrisė.

 

Ėshtė detyre e Policisė Shtetit dhe e Shėrbimit Informativ Shtetror ti kalojė nė “sitė” tė gjithė shtetasit e huaj qė vijnė nga vendet arabe apo vende tė tjera pėr tė  ushtruar  aktivitet fetar, tė bėjė verifikimet e nevoshme pėrpara se tė paise ata me leje qėndrimi, tė mbikqyrė aktivitetin e tyre ekonomik e financiar dhe tė organizojė pune pėr mbajtjen e tyre nėn kontroll, e theksojmė dhe njė herė duke respektuar lirinė e besimeve fetare.

 

Pėrfundimisht, me qėllim qė tė minimizohet ndikimi negativ nė arsimin fetar dhe nė pėrgjithėsi nė ēėshtjet fetare ėshtė e nevojshme :

 

1- Miratimi sa mė shpejt i ligjit pėr komunitetet fetare, pėrgatitja e akteve tė tjera nė zbėthim tė tij dhe fillimi i zbatimit pa vonesė.

 

2- Nėnshkrimi i aktmarreveshjeve midis qeverisė dhe katėr komuniteteve kryesore fetare, ku secila pale tė marrė pėrsipėr detyrimet sipas ligjit.

 

3- Zgjidhja pėrfundimisht me ligj e problemit tė kthimit tė pronave tė mbetura komuniteteve fetare.Shteti tė planifikoje financimin pjesėrisht tė aktivitetit tė katėr komuniteteve zyrtare fetare nė vendin tonė.

 

4- Shteti tė planifikojė dhe financojė njė Fakultet Teologjik pranė Universitetit tė Tiranės pėr pėrgatitjen e klerikėve tė  lartė tė katėr komuniteteve kryesore fetare dhe tė zgjidhė problemin pėr nivelet e tjera tė arsimit fetar.Do tė ishte e rrezikshme lėnia e kėsaj pune nė duart e shoqatave apo fondacioneve tė huaja,.            

 

5- Komiteti Shtetėror i Kulteve, minimalisht tė shndėrrohej nė njė Ministri Shteti pėr Kultet, kjo me qėllim qė shteti tė mos jetė thjesht njė garantues neutral pėr lirite e besimeve fetare por tė veprojė si njė promotor i kėtyre lirive.

 

 

Mars 2005