The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

DIPLOMACIA PUBLIKE DHE SIGURIA KOMBĖTARE

 

Fakti qė 57%  e europianėve janė kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE dhe vetėm 33% pro kėtij anėtarėsimi, tregon qartė pėr imazhin negativ, nė shifra tė larta, qė vazhdojnė tė kenė qytetarėt europianė pėr Shqipėrinė. Pėr anėtarėsimin e ardhshėm tė Shqipėrisė nė BE, do tė duhet tė shprehen mė referendum qytetarėt europianė ose tė paktėn me ratifikim parlamentet e tyre.Me kėtė imazh negativ dhe nivel tė lartė disaprovimi, nėse nuk merren masat e duhura, rrezikohet pranimi i Shqipėrisė nė BE. Jo vetėm Shqipėria, por dhe shtete tė fuqishme, nuk e mbėshtesin sigurinė e vendit thjesht nė forcat e veta, por gjithmonė e mė shumė nė pėrpjekjet tė pėrbashkėta integrimi dhe bashkėpunimi me organizmat ndėrkombėtare. Imazhi negativ nė kėtė rast kthehet nė njė rrezik serioz pėr sigurinė tonė kombėtare.

 

Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė BE ėshtė njė objektiv parėsor dhe afatgjatė i politikės sė sigurimit- thuhet nė Strategjinė e Sigurimit Kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė. Sigurim kombėtar do tė thotė mbrojtja e interesave kombėtare, e pavarėsisė, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe marrėdhėnieve me jashtė tė Republikės sė Shqipėrisė.  Dhe shteti kėtė e realizon nėpėrmjet instrumenteve tė tij si diplomacia aktive, mirėqėnia dhe pėrparimi ekonomik, forcimi i ligjit dhe i institucioneve demokratike si dhe zhvillimi i aftėsive mbrojtėse tė vendit.

 

Ėshtė diplomacia publike ajo qė do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e imazhit tė Shqipėrisė tek qytetarėt e vendeve europiane dhe tė parlamentarėve tė tyre, duke ndikuar nė kėtė mėnyrė dhe nė sigurinė tonė kombėtare. Kjo diplomaci mbron interesat dhe sigurinė kombėtare tė njė vendi nėpėrmjet tė informuarit dhe tė influencuarit tek publiku i huaj dhe duke zgjeruar dialogun midis qytetarėve e institucioneve tė vendit me homologėt e tyre jashtė. Qė nga viti 1965, kur diplomati amerikan Edmund Gullion pėrdori pėr herė tė parė termin "diplomaci publike" e deri nė ditėt tona, koncepti ėshtė zhvilluar dhe pasuruar mė tej.Gjithsesi, ata qė e pėrdorėn tė parėt diplomacinė publike,  kanė dhe njė pėrcaktim zyrtar pėr tė. Departamenti Amerikan i Shtetit e pėrkufizon diplomacinė publike  si "programe tė sponsorizuara nga qeveria, tė cilat kanė pėr qėllim tė informojnė apo tė influencojnė opinionin publik nė vende tė tjera".

 

Diplomacia publike, ashtu si ajo zyrtare, drejtohet nga qeveria. Por nė kėtė rast qeveria mund ta zhvillojė diplomacinė publike duke financuar programe, tė cilėt mund t’i realizojnė subjekte tė tjera si institucione akademike, organizata joqeveritare , shoqėri mediatike etj. Kjo diplomaci ndryshon nga ajo zyrtare pasi ajo synon tė ndikojė nė sjelljet dhe qėndrimet e njė publiku shumė mė tė gjėrė tė njė vendi tjetėr dhe nėpėrmjet kėtij publiku, nė kohėn e duhur, tė ndikojė tek strukturat vendimarrėse tė atij shteti. Diplomacia publike ėshtė mė e lexueshme dhe mė e kuptueshme se ajo zyrtare dhe luhet nga njė numėr mė i madh aktorėsh. Ajo gjithashtu nuk synon tė ndikojė direkt sjelljet dhe politikat e qeverisė tjetėr, por synon tė depėrtojė nė publikun e vendit tė tyre.

 

Pėrpara se diplomacisė publike t’i vihen detyra pėr tė ndikuar nė publikun e vendit tjetėr, nė rradhė tė  parė duhen gjetur arsyet pse ėshtė ai nivel perceptimi nga publiku i atij vendi pėr ne, perceptim tė cilin ne duam ta ndryshojmė. Kėshtu, nevojitet tė studiohen  faktorėt se  pse imazhi ynė ėshtė i keq pėrpara  67% tė qytetarėve tė vendeve tė BE-se. Kjo sipas eurobarometrit tė fundit.

 

Faktorėt kryesorė janė se Shqipėria dhe shqiptarėt pėrcillen nga mediat e vendeve europiane si eksportuesit kryesorė tė kriminalitetit, prostitucionit, trafikut tė qenieve njerėzore e tė drogės nė Europė, sidomos nėpėrmjet vendeve tona fqinjė, njėkohėsisht dhe anėtare tė BE. Pėrveē pjesės qė na takon vėrtet ta mbajmė nė kėtė fushė, ka  njė tendencė pėr ta kriminalizuar etninė shqiptare nė opinionin europian me synim uljen e reputacionit tė shqiptarėve. Kjo falė dhe propagandės sė ethshme tė qarqeve tradicionale antishqiptare nė Ballkan. Qė para krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, propaganda greke, serbe e malazeze, pėr tė justifikuar veprimet ushtarake kundėr trojeve tona, janė kujdesur qė tė nxijnė nė vazhdimėsi imazhin e shqiptarėve e t’i mbajnė larg ata nga vėmendja e qytetėrimit perėndimor.

 

Njė arsye tjetėr e mungesė sė dėshirės sė qytetarėve europianė  pėr tė patur afėr shqiptarėt ėshtė dhe varfėria jonė. Ashtu siē mendojmė  se duke u pranuar nė BE, do tė zgjidhim mjaft probleme ekonomike, ashtu dhe qytetarėt europianė, duke ditur se Shqipėria ėshtė ende njė nga dy apo tre vendet mė tė varfėra tė Europės, po tė pranohet nė Bashkimin Europian, do t’i shtojė njė barrė tė konsiderueshme buxhetit e taksave tė tyre, pėr tė tėrhequr subvencione, ndihmė rajonale apo ndihmė financiare. Edhe krizat politike qė ka pėrjetuar vendi ynė nė periudhėn postdiktatoriale, shoqėruar me mungesėn e shtetit ligjor dhe me cėnime tė herepashershme tė rendit dhe sigurisė, pasuar dhe nga eksode biblike drejt perėndimit, krijoi mjaft rezerva pėr ne tek qytetarėt perėndimorė.

 

Ndėr faktorėt qė ka ndikuar negativisht ėshtė dhe informacioni i gabuar i pėrcjellė nė publikun e vendeve perėndimore, nė vazhdimėsi nga propaganda antishqiptare e qarqeve sllavoortodokse se Shqipėria ėshtė vend islamik, qė nuk i pėrket qytetėrimit tė tyre. Qytetarėt europianė  kanė shumė pak apo aspak informacion se shqiptarėt kanė njė organizim shtetėror laik perėndimor, e kanė mbrojtur qytetėrimin perėndimor, janė tė lidhur me njė mijė e njė fije me tė dhe po luftojnė tė rifitojnė besimin e tij. Nė shekuj ata kanė qenė mes Krishtit dhe Muhamedit, mes Lindjes dhe Perėndimit. Se besimet fetare nė Shqipėri, pavarėsisht nga pesha nė numėr, e kanė ndjerė veten, janė trajtuar dhe pėrfaqėsuar nė mėnyrė tė barabartė. Kjo ka qenė shtylla e dialogut ndėrfetar dhe tolerancės fetare nė vendin tonė, qė diplomacitė zyrtare perėndimore na e njohin si njė vlerė qė do tė ndihmojė integrimin e  vendit tonė nė Europė.Do tė jetė diplomacia publike ajo qė do t’i pėrcjellė kėto vlera nė publikun perėndimor dhe qė do tė neutralizojė propagandėn antishqiptare sllavoortodokse.

Nėse varfėria  do vite tė tejkalohet, imazhi i faturuar “kriminal” mund tė korrigjohet nė njė afat kohor mė tė shkurtėr. Kjo arrihet me njė angazhim e luftė pa kompromis krimit tė organizuar brenda vendit, me njė bashkėpunim efiēent me agjensitė ligjzbatuese tė  vendeve tė tjera ku bashkėpunojnė rrjetet kriminale shqiptare dhe me njė diplomaci publike efektive. Kjo diplomaci ėshtė e nevoshme tė informojė dhe tė bindė opinionin e huaj pėr progresin qė po bėn Shqipėria drejt stabilizimit, demokratizimit e pėrmirėsimit ekonomik. Dhe pėr tė qenė bindėse, diplomacia publike nevojitet tė jetė e besueshme e, pėr tė qenė e tillė, ajo duhet tė thotė tė vėrtetėn. Po ashtu dhe roli i Shqipėrisė si faktor i rėndėsishėm i stabilitetit nė Ballkan, provuar me qėndrimin ndaj krizave nė Kosovė, Maqedoni, janė argumente tė forta nė shėrbim tė diplomacisė publike. Kjo diplomaci ėshtė bashkėbiseduese dhe duhet t’ja bėjė prezent qeverisjes dhe opinionet e jashtme. Diplomacia publike shpesh quhet diplomacia mes njerėzve. Ajo pėrfshin dhe shkėmbimet kulturore, akademike dhe pėrhapjen e informacionit mbi Shqipėrinė.

Ne vėrtet nuk kemi marka tona tė prodhimeve  “Made in Albania” qė tė prezantojnė Shqipėrinė dhe qė tė jenė tė pėlqyeshme nė perėndim. Por kemi me dhjetra personalitete ne fushėn e sportit, artit, muzikės dhe letėrsisė, tė cilėt kanė zhvilluar njė diplomaci publike pa pagesė pėr interesat e Shqipėrisė. Kėta janė ambasadorė tė imazhit tė Shqipėrisė dhe duhet ta gėzojnė kėtė status.Personalitete tė tilla si Nėnė Tereza, Ismail Kadare, etj., me veprat e tyre, i kanė bėrė tė njohur shqiptarėt para publikut tė shumė vendeve. Edhe 6054 studentėt shqiptarė qė studiojnė sot nė perėndim, me programe tė veēanta, mund tė nxiten qė tė jenė “pjesė” e diplomacisė publike shqiptare. Kur flasim qė edhe studentėt duhet tė jenė pjesė e kėsaj diplomacie, as qė diskutohet roli qė duhet tė luajnė ambasadat tona jashtė shtetit. Diplomacia publike ėshtė pjesė shumė e rėndėsishme e punės jo vetėm e ambasadorit, por dhe pjesės mė tė madhe tė  punonjėsve tė kėtyre ambasadave.

Pėrfundimisht, ėshtė e nevojshme qė diplomacia publike  tė vlerėsohet me seriozitetin e duhur nga tė gjithė faktorėt politikė shqiptar dhe tė bėhet pjesė e politikbėrjes. Kjo kėrkon ngritjen e strukture tė posaēme koordinuese, ndoshta nė varėsi tė Kryeministrit, nė nivelin e njė komiteti apo tė njė sekretari shteti.  Diplomacia publike, duke i prezantuar publikut europianoperėndimor transformimin e pėrditshėm tė realitetit shqiptar, ndihmon nė anėtarsimin e Shqipėrisė nė strukturat euroatllantike, objektivi  parėsor dhe afatgjatė i politikės sonė tė sigurimit kombėtar.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com 

Botuar nė gazetėn "Tirana Observer" datė 28.02.2006