The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
   
 

Shqiptarėt nė Udhėkryq

 

FEJA,QYTETĖRIMI, SIGURIA DHE INTEGRIMI

 

 

Hyrje

Akti terrorist i 11 Shtatorit nė SHBA duket se do tė ndryshonte shumė gjėra nė strategjinė amerikane tė sigurisė. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pas kėtij akti ndryshuan mėnyrėn e tė vepruarit nė arenėn ndėrkombėtare, ridimensionuan instrumentat e pėrdorimit tė forcės nga ana e tyre, marrėdhėniet me aleatėt e vjetėr dhe tė rinj, marrėdhėniet me institucionet ndėrkombėtare tė sigurisė kolektive etj. Edhe nė planin e brendshėm u bėnė ndryshime tė shpejta, duke filluar qė nga krijimi i Departamentit tė Sigurimit dhe deri te miratimi i “Ligjit tė Patriotizmit„.

 

Shtete tė tjera do tė rishikonin strategjitė e tyre tė sigurisė. Kjo, pasi nė botė, pas rėnies sė komunizmit ishte krijuar njė mjedis tjetėr sigurie, qė, natyrshėm, kėrkonte dhe reflektimet pėrkatėse. Shtete tė fuqishme tė Europės, si Gjermania  Franca etj., kanė ndryshuar shumė nė politikėn e tyre nė raport me SHBA-nė. Duket pra qė kėto shtete kanė koncepte ndryshe nga SHBA pėr sigurinė globale, rajonale dhe kombėtare dhe, nė bashkėpunim me Rusinė, po mendojnė pėr njė Sistem tė Ri Europian Sigurie.

 

Lufta kundėr terrorizmit u ndie dhe nė Shqipėri. Pavarėsisht se nuk pati ndonjė “kolaudim „ tė Strategjisė sė Sigurimit Kombėtar, pas 11 shtatorit, Shqipėria u rendit pėrkrah SHBA-sė nė koalicionin antiterrorizėm.

 

Pas aktit terrorist tė 11 shtatorit ēdo ditė e mė tepėr u dėgjua tė flitej pėr terrorizmin islamik, pėr ekstremizmin e fanatizmin islamik, pėr islamin politik, rrezikun islamik, pėr pėrplasjen e qytetėrimit islamik me atė perėndimor etj. “Zhurma „ mediatike pėr gjithēka islamike nė Perėndim u bė aq e rrezikshme sa qė u deshėn ndėrhyrja dhe deklaratat e vazhdueshme tė udhėheqėsve tė shteteve mė tė fuqishme tė botės, si Bush, Bler etj. pėr tė qartėsuar opinionin botėror dhe pėr tė frenuar frymėn antiislame qė po krijohej nė Perėndim.

 

Nė fakt, Perėndimi shumė kohė pėrpara 11 shtatorit, sidomos pas shembjes sė komunizmit, kishte identifikuar si njė problem pėr sigurinė e tij fundamentalizmin islamik dhe islamin politik.

 

Nė Ballkan dhe nė Europė, pėrgjithėsisht, ka patur dhe ka njė “vigjilencė „ tė madhe ndaj faktorit mysliman. Kombi shqiptar brenda dhe jashtė kufijve ėshtė nė Evropė kombi qė ka njė popullsi me shumicė myslimane. Rritja e “temperaturės“ ndaj faktorit mysliman nė Perėndim koincidoi me kohėn kur ishte shtruar pėr zgjidhje ēėshtja jonė kombėtare nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Menjėherė, kėsaj lėvizjeje kombėtare iu faturuan etiketime, si “ lėvizje islamike dhe fundamentaliste“ dhe u shkua deri atje sa thuhej qė luftėtarėt shqiptarė nė Kosovė dhe, mė pas, nė Maqedoni financoheshin nga lidhje tė afėrta edhe me Bin Ladenin. Qėllimi ishte qė kjo lėvizje e shqiptarėve te etiketohej si luftė fetare me prapavijė islamike dhe tė humbiste mbėshtetjen e Perėndimit.

 

Nė Shqipėri, me fillimin e lėvizjeve demokratike nė vitin 1990, shqiptarėt rifituan lirinė e besimit fetar, liri e cila u ishte mohuar dhe ligjėrisht nė 23 vjetėt e fundit.

 

Mė 16 nėntor 1990, populli i Shkodrės merr pjesė nė faljen e parė pas pothuajse njė ēerek shekulli, nė xhaminė e Plumbit. Kjo datė shėnon fillimin e rihapjes sė tė gjitha institucioneve fetare nė vendin tonė. Pas vitit 1992 filloi ristrukturimi i atyre objekteve tė kultit, qė nuk ishin shkatėrruar, dhe ngritja e objekteve tė reja. Pikėrisht nė kėtė kohė vėrshojnė nė mėnyrė tė pakontrolluar nė Shqipėri misionarė tė feve tė ndryshme, tė cilėt, duke mos respektuar traditėn tonė, filluan tė ndėrhyjnė nė jetėn religjioze tė vendit.

 

Pėr tė ndihmuar nė rimėkėmbjen e fesė islame filluan tė vijnė shumė shtetas tė huaj, kryesisht nga shtetet arabe, tė inkuadruar nė shoqata dhe fondacione tė ndryshme bamirėse. Duhet pranuar se ato dhanė njė ndihmesė tė jashtėzakonshme nė ringritjen e objekteve tė kultit, por shumė prej tyre filluan tė propagandonin ato fraksione tė fesė islame qė ushtronin nė vendet e tyre, fraksione kėto qė binin ndesh me traditėn e myslimanizmit shqiptar. Ata filluan tė kėrkojnė radikalizimin dhe arabizimin e fesė islame nė Shqipėri, tė nxisin pėrēarjen fetare dhe tė pėrhapnin ato sekte islame fundamentaliste, qė, mė pas, mund tė krijonin shtratin pėr lindjen e filizave tė terrorizmit islamik.

 

Komuniteti shqiptar ortodoks nė Shqipėri u ndihmua pėr rimėkėmbjen e infrastrukturės sė tij nga ana e kishės ortodokse greke. Kjo kishė ndihmoi edhe nė pėrgatitjen e kuadrit fetar. Gjithsesi, pati njė debat, i cili u bė dhe publik, lidhur me pėrcaktimin e primarit tė kishės ortodokse nė Shqipėri. Nė krye tė kėsaj kishe u vendos njė shtetas grek, pavarėsisht se nė praktikėn e ortodoksisė shqiptare kjo ishte ndaluar qė me shpalljen e autoqefalisė sė kėsaj kishe, nė vitin 1922, dhe ishte mbrojtur ligjėrisht deri nė vitin 1967. Pati dhe klerikė, qė vunė nė dyshim autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare dhe deklaruan mosnjohjen e autoritetit tė saj qendror, siē ishte rasti i kishės nė lagjen «Kala» nė Elbasan. Reagime pati dhe nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Bostonit, pasuesit e Nolit.

 

Mė pak debate, por jo me mė pak probleme, duket se kishte nė komunitetin fetar katolik.

 

Gjendja e komunitetit shqiptar bektashi ishte akoma e patrazuar nga jashtė. Kjo, pėr faktin se nė Shqipėri ėshtė Qendra Botėrore e kėtij besimi fetar qysh nga viti 1925. Megjithatė, me atė varfėri qė po kalon kleri i kėtij komuniteti, nėse nuk u kthehen pronat apo nuk gjen mundėsi financimi brenda vendit, nuk ėshtė ēudi qė t’i afrohen «miq» nga jashtė.

 

Rritja e ndėrhyrjeve nga jashtė nė jetėn e komuniteteve fetare shqiptare, sidomos kur kjo bėhet nga qarqe fanatike apo fundamentaliste, do tė prishė ekuilibrin shekullor tė vendosur nė marrėdhėniet midis komuniteteve fetare nė Shqipėri, do tė nxisė pėrēarjen fetare, duke cenuar nė kėtė mėnyrė sigurinė tonė kombėtare.

 

Pėrveē debateve dhe problemeve qė kanė patur nė vetvete komunitetet fetare, nė jo pak raste, nė opinionin shqiptar janė hedhur teza nga intelektualė tė ndryshėm, tė cilėt, nė mėnyrė tė njėanshme, janė pėrpjekur tė argumentojnė se njė pjesė e fatkeqėsive tona kombėtare kanė ardhur si pasojė e besimeve fetare qė kanė ndėrruar e pėrqafuar shqiptarėt, duke vėnė nėn akuzė njė besim tė caktuar fetar. Kėto komente janė shtuar sidomos pas ngjarjeve tė 11 shtatorit nė SHBA.

 

Pėr tė sqaruar problemet fetare sot nė Shqipėri, ėshtė e nevojshme  qė tė gjejnė pėrgjigje disa pyetje si:

 

Cili ėshtė evoluimi historik dhe struktura demografike religjioze e shqiptarėve nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme?

 

Ku ėshtė vendi i shqiptarėve dhe i qytetėrimit tė  tyre, nė Lindje apo nė Perėndim?

 

Cilėt ishin faktorėt qė ndikuan nė konvertimin nė masė tė shqiptarėve nė myslimanė dhe a do tė luajė rol kjo nė integrimin euroatlantik tė vendit tonė?

 

Ēfarė roli ka patur feja nė lėvizjen kombėtare shqiptare nė shekuj e deri nė ditėt e sotme?

 

Cili ka qenė historikisht raporti i shtetit me fetė nė Shqipėri?

 

A janė tė mjaftueshėm vetėm laiciteti dhe neutraliteti i shtetit nė ēėshtjet fetare? A rrezikohet myslimanizmi shqiptar nga rrymat fundamentaliste nė islam, cilat janė ato dhe a kanė depėrtuar nė vendin tonė?

 

Cila ėshtė origjina e tolerancės fetare tė shqiptarėve dhe rreziqet qė e kėrcėnojnė atė?

 

Ēfarė roli po luajnė emisarėt e huaj fetarė tė dyshimtė nė “turbullimin e ujrave” midis komuniteteve fetare shqiptare, sa kanė penetruar nė strukturat e kėtyre komuniteteve dhe si mund tė neutralizohet aktiviteti  tyre ?

 

Kėtyre pyetjeve orvatet t’u pėrgjigjet ky punim dhe tjetri qė ėshtė nė proces, duke u fokusuar sidomos nė raportet e kėtyre problemeve me sigurinė kombėtare.

 

Duke mos pretenduar se kėto janė tė vetmet pėrgjigje, autori synon qė me kėtė sensibilizojė organizmat shtetėrorė, shoqėrinė civile dhe komunitetet fetare pėr rėndėsinė qė kanė pėr sigurinė kombėtare tė vendit tonė problemet fetare.

 

                                                                                          Autori

 

Nese ju intereson botimi i plote, ne shqip ose anglisht, kontaktoni:

email: xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box: 2378, Tirana- Albania